Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka konsideruar manipulime e sajesa të dhënat e publikuara në gazetën ?Shekulli? të botuesit Koço Kokëdhima për drogën në vend.
I pyetur nga gazetarët Tahiri ka thënë se këto sajesa bëhen nga njerëz që nuk e kanë luftuar kanabisin dhe se vijnë nga llumi i gazetarisë.
?Shkrimet në media e gazeta e caktuara për raport janë manipulim dhe sajesa. Unë nuk merrem më pallavra. Ato bëhen nga njerëz që kanë qëllime të jashtëligjshme kriminale dhe deri dje s?kanë bërë asgjë për të luftuar kanabisin. Ne asgjesuam 99% të drogës së kultivuar. Kjo është një pjesë e gazetarisë që quhet llum? ka thënë Tahiri.