Suedia ka vendosur të intensifikojë marrëdhëniet e saj diplomatike dhe ekonomike me Shqipërinë, duke premtuar edhe rritjen e investimeve suedeze në vendin tonë. Është ky premtimi që ka bërë ambasadori i parë resident i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisin i cili ka qenë i ngarkuar me punë në Ambasaden e Suedisë që prej vitit të kaluar. Ambasadori i ri i cili i prezantoi këtë të hënë kredencialet presidentit të Republikës Bujar Nishani tha se gjatë mandatit të tij do të punojë fort për të rritur marrëdheniet tregtare mes dy vendeve.