Shëtitorja e re mbi Lumin Drin në Lezhë është dëmtuar sërish, ende pa u inauguruar.
Në disa pjesë të saj ka rrëshqitje të vazhdueshme të dheut, duke sjellë dëmtimin e trotuarit të këtij investimi mjaft të rëndësishëm për Lezhën.
Kjo situatë e krijuar ka vënë në pikëpyetje cilësinë e punimeve në këtë shëtitore, ndërsa bashkia ka bërë të ditur se nuk do t?a marrë në dorëzim pa u riparuar pjesët e dëmtuara.
Rrëshqitje dheu u konstatuan edhe pak muaj më parë në shëtitoren e Lumit Drin në Lezhë, por që u riparuan nga firma zbatuese e këtij projekti.
Një problematikë tjetër është edhe derdhja e ujërave të zeza të qytetit në lumin Drin duke sjellë ndotje masive në qytet.