Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh opozita do të votojë nesër në Kuvend, ligjin për SPAK (Strukturën e Posaçme Antikorrupsion".
Deklarata e Bashës u bë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku edhe u mor vendimi për votën konsensuale nesër, vetëm për një, nga 6 ligjet e paketës së reformës në drejtësi.
"Ligji nesër është plotësisht në përputhje me standardin e kërkuar nga PD që në fillim dhe ligji kalon me votat tona. Sipas informacioneve që kam unë, 20 ton kanabis janë sekuestruar sot. Edi Rama, Saimir Tahiri, Ilir Beqaj etj, nesër nuk do të kenë ditën më të mirë të jetës së tyre. Struktura që votohet nesër do të jenë makthi i çdo zyrtari të korruptuar., Ligji për SPAK i zgjidh duart punonjësve të ndershëm që hetimet për zullumet e përditshme që shkatërrojnë mirëqenien e qytetarëve, zhdukin subvencionet, qytetarët shqiptarë të cilët janë viktima kryesore e korrupsionit në nivele të paprecedent dhe krimit të ngritur në pushtet, nesër do të kenë një lajm të mirë me ngritjen e strukturës antikorrupsion", u shpreh Basha.