'Formalisht dhe praktikisht nuk jam me pjesë e PS'' është kjo deklarata e Mimoza Hafizit në një takim me nismëtarët e partisë së re që pritet të krijohet së shpejti së bashku me deputetin Ben Blushin.
Burime pranë mbledhjes së mbajtur sot në ambjentet e muzeut historik kombëtar bëjnë me dije se Blushi është shprehur se partia që pritet të krijohet do të jetë e qendrës dhe që do të flasë për të ardhmen.
Ata janë shprehur se në momentin që do krijohet kjo parti e re të gjithë do të njoftohen për krijimin e saj.