Për të dhënë mesazhin se gratë duhet të ekzaminohen për kancerin e gjirit, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zgjedhur të bëjë vetë këtë kontroll.
Ajo ka kryer ekzamimin për kancerin e gjirit dhe u ka bërë apel të gjitha grave që të mos e lënë pas dore shëndetin e tyre.
Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e trupit shumohen shumë më shpejt sesa normalisht. Kjo rritje e pakontrolluar e numrit të qelizave rezulton në një gjëndër e cila është e njohur si tumor.