Report TV - Partitë shqiptare në Mal të Zi takojnë Bushatin:Jemi grupuar në 3 koalicione

Report TV 2016-10-17

Views 0

Partitë shqiptare që janë të regjistruara në Mal të Zi janë grupuar në 3 grupime ndonëse janë 8 në total.

Fakti është bërë i ditur gjatë një takimi që Ministri i Jashtëm Ditmir bushati ka pasur me përfaqësues të këtyre partive, ku iu ankuan atij për përçarje politike gjë që ndikon edhe në mosvotimin e shqiptarëve për partitë politike shqiptare.

Bushati vuri në dukje vëmendjen e madhe me të cilën Qeveria e Shqipërisë ndjek gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi dhe në rajon. Ai vlerësoi popullsinë shqiptare të Malit të Zi si një urë lidhëse mes dy vendeve, duke ndikuar ndjeshëm në afrimin e dy popujve si dhe evidentoi rolin e faktorit shqiptar në pavarësimin dhe avancimin e Malit te Zi ne proceset e integrimit euro-atlantik.

Share This Video


Download

  
Report form