Report TV - Gjiganti italian Piazza Italia hap dyqanin në Qendrën Tregtare Ring

Report TV 2016-10-17

Views 1

Prej datës 8 tetor, Tiranës i është shtuar një zgjedhje e re, dyqani Piazza Italia në Qendrën Tregtare Ring.

Gjiganti italian Piazza Italia ofron për konsumatorin shqiptar një gamë të gjerë produktesh në veshje, këpucë e aksesorë. I shtrirë në mbi 1 mijë metra katrorë, Piazza Italia në Ring ofron më shumë se 30 mijë produkte për femra, meshkuj dhe fëmijë.

Larmia e modeleve dhe çmimet ekonomike janë cilësia kryesore e kësaj marke. Menaxherja e marketingut Antonela Çollaku thotë se me rastin e hapjes, Piazza Italia në Qendrën Ring ofron për të gjithë klientët e saj deri 50% ulje çmimesh në koleksionin e ri vjeshtë ? dimër. Risia e këtij koleksioni janë dizenjot, ngjyrat dhe modelet më në trend të stinës.

Piazza Italia është krijuar në vitin 1993 në Itali si lider në shitjen me pakicë në kategorinë fashion. Falë një formule shumë efikase Piazza Italia ka pasur një shtrirje të gjerë në të gjithë botën. Tashmë ajo numëron mbi 260 dyqane në Itali, 40 dyqane franchaising dhe 2,400 dyqane të pavarura.

Share This Video


Download

  
Report form