Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite zhvilloi një takim me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.
Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët.