Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Laprakës në Tiranë.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, teksa kjo e fundit ka qenë duke kaluar semaforin.
Viktimë e këtij aksidenti është identifikuar shtetësja Age Beqiri, 58-vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është A.C. Ky i fundit është shoqëruar nga policia në komisariat.