Report TV - Përmbytje nga reshjet e shiut në Lezhë, problematika edhe në fshatra

Report TV 2016-10-17

Views 3

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë Lezhën gjatë natës kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit.

Rrugët e qytetit, blloqet e banimit "11 Janari" dhe 11.2 hektarë u përmbyten nga vërshimi i ujit. Në disa zona niveli arriti në 50 cm, duke deportuar brenda bizneseve dhe banesave. Përmbytja vështirësoi lëvizjen e automjetëve dhe qytetarëve, ku shumë prej tyre janë detyruar që të lëvizin zbarthur.

Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se stacioni i pompimit që bën evadimin e ujërëva në qytet ka qenë jashtë funksioni gjatë natës si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Kjo ka bërë që uji të qëndrojë për një kohë të gjatë nëpër rrugë dhe lagje të Lezhës, ndërsa është bërë e ditur se energjia është rikthyer dhe situata ka nisur të përmirësohet.

Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe në Njesinë Administrative të Kolshit. Disa banesa në fshatin Gryk Manati u përmbyten, ndërsa shumë rrugë u bllokuan në këtë zonë duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjetëve.

Banorët thonë se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, duke ju shkaktuar dhe dëme të shumta.

Vërshimi i ujit nga malet solli prani gurësh dhe inertesh në rrugët e qytetit por dhe në zonën e Gryk Manatisë.

Share This Video


Download

  
Report form