Një mjek përballë kandidaturës së djathtë në Kolonjë. Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për kryetar të bashkisë së Kolonjës. Ai është Ilia Sefo, mjek-kirurg, ndërsa zyrtarisht këtë e bëri të ditur Pandeli Majko, nga selia e PS, pas mbledhjes së Kryesisë.
Majko u shpreh se, Selfo është një njeri dhe kirurg i respektuar në komunitetin e zonës dhe kryesia e PS e ka respektuar zgjedhjen që ka bërë baza e partisë në Kolonjë.