Report TV - Banka Amerikane e Investimeve inauguron Degën e re për klientët VIP

Report TV 2016-10-19

Views 4

Ditën e martë dt. 18 Tetor 2016, Banka Amerikane e Investimeve organizoi inaugurimin e Degës ABI Premier në Tiranë, e cila përfaqëson një linjë të personalizuar për klientët VIP të bankës. Ambientet e këndshme dhe të moderne janë në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të ABI Bank, Z. Jeffrey Bowan, Këshilltar për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Amerikane, klientë dhe punonjës të Bankës Amerikane të Investimeve.

Share This Video


Download

  
Report form