Ligji i ri për ndihmën e ekonomike është bërë pjesë e një takimi që Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi zhvilloi në Lezhë me drejtues vendor dhe Shërbimit Social në veri të vendit.
Gjatë fjalës së tij Ministri Klosi tha se me reformën e ndërmarrë në këtë drejtim do të marrin fund abuzimet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Sipas Ministrit Blendi Klosi familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk mund të dalin dot nga varfëria me atë shumë parash që ju jep shteti, ndaj dhe skema e re ka një sërë kriteresh përjashtuese për ta.
Nga ana tjetër kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj pranoi faktin se në të shkuarën ka pasur probleme me shpërndarjen e ndihmës akonomike, duke shpresuar se me ligjin e ri të përfitojnë qytetaret pa përkatësi politike.