Shoqatat e biznesit i bëjnë thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë dekretin e Presidentin për rishqyrtim e ligjit për Dhomat e Tregtisë. Pika më e kundërshtuar është anëtarësimi me detyrim dhe pagesë pranë dhomave ne nivel qarku. Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, një organizatë private që e ka kundërshtuar me forcë këtë ligj thotë se tregu duhet të jetë i lirë dhe secili të bëjë zgjedhjen e vet.