Fiks Fare, 13 Tetor 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2016-10-23

Views 1

Led-Karnavalet e Rios

Skandalet e KOKSH-it ne Olipiaden RIO 2016

Fondet e KOKSH-it, ku shkojnë? Asnjë medalje në Olimpiadë, ku shkojnë investimet? Ekipi qe përfaqësoi Shqipërinë ne Olipmiadën e Rios pati shumë probleme që nga mosregjistrimi i sportistëve në garë deri tek mungesa e kostumeve. Gjithcka duket se ndodhi per shkak te perplasjes se kreut te KOKSH-it me kreun e federates se peshengritjes, pasi qe te dy duket se do te garojne ne zgjedhjet per kreune KOKSH-it.
Ardhja e ekipit në Rinas. Pritja në Rinas për ekipin... Asnjë zyrtar shtetëror, as kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani. Kishte ardhur nga Rio një ditë para se të vinte ekipi...pushime brenda kampit nuk beme vakanza me i bukur durresi se kopa kabana, kokshi nderkombetar ka problem me regjistrimin per 100 metersh ato vijen nga Kina nuk i caktojme ne thote ai
Pyesim anetaret e delegacionit shqiptar. Disa pranojne se kane pushuar ne Rio.
Kishim 6 sportistë (dhe 7 trajnere e drejtues), 6 sportiste më pak se në Londër 2012. Organizimi i sportistëve bëhet nga Komiteti Olimpik Shqiptar, që është në krye të të gjitha federatave të sportit. Rezultati më i mirë ishte në peshëngritje, ku Briken Çalja zuri vëndin e 5. Në peshëngritje garoi edhe Evagjeli Veli, zuri vëndin e 8. Në not, paraqitje dinjitoze ishte e Sidni Hoxhës, që theu rekordin kombëtar në 50 metra stil i lirë. Të tjerët, përfshirë edhe Luiza Gegën, flamurmbajtësja e Shqipërisë, patën rezultate zhgënjyese.
Skandalet e ketij delegacioni:
1- Peshëngritësja Evagjeli Veli nuk parakaloi në ceremoninë hapëse, nuk kishte kostum.
2 - Në ceremoninë hapëse parakaloi Elez Gjoka, presidenti i federatës së Peshëngritjes (u fut si trajner i peshengritjes).
3 - Peshëngritësi Briken Çalja nuk mori bursë, nuk kishte kostum kur do të garonte në peshën e tij.
4- Notari Sidni Hoxha akuzoi krerët e KOKSH se nuk e kishin regjistruar në stilin 100 metër stil i lirë. Madje, kohën në 50 metra, ku dhe mori pjesë, ekipi i KOKSH e kishte shënuar gabim.
5- Mediat publikuan se presidenti i federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoka, kishte mbyllur në dhomë trajnerin e Briken Çaljes, Leonard Toska.
6-Atletja Luiza Gega u ankua para Olimpiadës se nuk kishte pistë vrapimi, pengesa apo ujë për gropën...
Intervista në Rinas... Flet Stavri Bello, shefi i delegacionit të KOKSH në Olimpiadë: ?Ne shkuam shumë mirë me njëri tjetrin, ishim kompakt? nuk ka ndodhur asgje Evangjelia ka ardhur diten e fundit dhe nuk kishim uniforme per te vetem ta nxirrnim me kostum popullor.
Intervistë me Elez Gjokën... Çdo gjë vajti mirë... S?kam në plan që të garoj si kreu i KOKSH... Nuk e mora "peng" Leonard Toskën, duan të na përçajnë... na ra ne sy kolektiviteti i jashtezakonshem organizimi nga komiteti olimpik le shume per te deshiruar nuk kishin baze materiale te bollshme.
Intervistë me Leonard Toskën, trajneri i peshëngritësit Briken Çalja: S'më merr njeri peng mua.. nuk eshte e vetete brikeni ka vajt nga komiteti olimpik dhe me shpenzimet e federates, perpla...

Share This Video


Download

  
Report form