Publikimi i një videoje, ku Donald Trump dëgjohet duke bërë disa komente tepër vulgare për gratë, e ka detyar këtë të fundit të kërkojë ndjesë. Videoja e publikuar rishtazi nga ?Washington Post?, është xhiruar në vitin 2005 gjatë xhirimeve për pjesëmarrjen e miliarderit në një telenovelë, pak muaj pas martesës me bashkëshorten e tij të tretë.