Fiks Fare, 5 Tetor 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2016-10-24

Views 2

Shkolla e mesme profesionale Polican

Ne kete shkolle nxenesit nuk shkojne fare ne shkollen dhe diplomohen. Aktualisht ne kete shkolle jane te regjistruar 90 nxenes. Klasa e dhjete ka 36 nxenes (nxenes te regjistruar kete vit) klasa e dymbedhjete 16 nxenes dhe klasa e trembedhjete 28 nxenes. Shkolla ka dy dege, degen mekanike dhe elektroteknike.
Grupi yne i xhirimit ka qene edhe ne qershor ne kete shkolle, pas nje ankese qe erdhi ne Fiks fare se ketu nuk zhvillohet mesim. Ndjekim cfare kemi xhiruar ne qershor
Ne qershor Drejtori i shkolles thote se mesuesit po plotesojne regjistrat, meqë me datë 3 qershor është mbyllur shkolla. E pyesim drejtorin nëse këtu vijnë mësuesit dhe nxënësit në shkollë, ai thotë se ka shumë probleme në këtë shkollë që nga kushtet brenda shkollës, pyetjen tonë e anashkalon disa herë ai thotë se ka shumë probleme në këtë shkollë dhe unë kam bërë gabim që kam ardhur drejtor këtu. (Ai është drejtor prej 2 vitesh. ). Drejtori thërret mësuesit që janë për momentin në shkollë, nga 10 mësues janë vetëm 2. Mësuesja e anglishtes thotë se nxënësit nuk vijnë, ajo thotë unë e mbush regjistrin kot. E mbush sepse kështu është vepruar në vite. Ajo thotë e di që është gabim. Këtë problem thotë e kanë gjithë mësuesit, kur e pyesim po ju a vini në shkollë, po thotë ne vijmë dhe qëndrojmë me kolegët sic po qëndroj me ju tani. Nxënës nuk ka. Ajo thotë nuk përjashtohet asnjë nxënës për mungesa. Mësuesja thotë se unë nuk kam bërë kurrë një provim me këta nxënës, nuk kam një tezë provimi. Ne shkolle rri kot, plotesojme regjistrin pa nxenes. Drejtori bëhet shumë keq nga ky debat. Ai i kerkon mesueses se anglishtes te mos flase keshtu me gazetaret. U kërkojmë të na japin intervistë. Por nuk pranojnë. Drejtori thote qe gjate kohes qe eshte ne shkolle merret me dokumentacionin dhe me dergimin dhe leximin e e-maileve. Me vjen turp qe marr rrogen dhe rri kot.
Rikthehemi perseri ne kete shkolle ne shtator 2016
Stand up Sot eshte data 30 shtator ne kemi ardhur serisht per te pare nese ketu xhvillohet mesim.
Hyjme ne sallen e mesuesve, prezantohemi si gazetar, nje mesues na njeh dhe thote ti ke qene edhe ne qershor pse vjen serisht ketu? U drejtohemi mesuesve qe dikush te na jape numrin e drejtorit qe nuk gjendet ne shkolle, por njeri pas tjeterit dalin nga salla pa folur. Njeri thote qe interviste pa leje nuk mund te jape. Dhe nuk na jep asnje numrin. Shkojme ne sekretari dhe pyesim pse nuk ka nxenes ne shkolle, sekretarja thote pyesni mesuesit per me gjate une e di qe jane ne praktike. Ajo thote se deri tani jane regjistruar nxenes per vitin e pare dhe mund te behen 2 klasa ne vit te pare plus klasat qe jane ne vit te trete dhe te katert. Jane 8 klasa gjithsej. Dalim tek mesuesit ne koridor i drejtohemi nje mesuesje se cfare lende jep? Ajo iken nga kamera. I drejtohemi nje mesuesi ai thote se jep praktike por kur e pyesim ne cfare ore ka mesim ai thote ouuu dhe iken. I drejtohemi edhe mesuesit qe na njohu sapo hyme ne salle, ai na tha se nuk ju n...

Share This Video


Download

  
Report form