Ora News – Meta në Durrës: Ja pse synoj një mandat të ri në krye të LSI

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Durrësi, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, premtoi hapje të kësaj force politike drejt të rinjve, pasi sipas tij Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të tyre. Gjatë një takimi me të rinjtë, Meta tha se në platformën e tij për një mandat tjetër në krye të LSI-së, parashikon ngritjen e kësaj force politike në një statad më cilësor, duke garantuar përfshirjen e rinisë në vendimarrje.
Kryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Ilir Meta, para të rinjve të LRI-së në Durrës, theksoi se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve.
Për ta bërë këtë, sipas tij, duhet përfshirja e tyre gjithnjë e më shumë në vendimmarrje.
Meta: ?Ju përgëzoj për rritjen, për fuqizimin dhe për ristrukturimin tuaj këtu në Durrës dhe besoj se të gjithë jemi dakord se Shqipëria duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve. Dhe që të ecë me këtë hap dhe këtë ritëm, padiskutim këtë mund ta realizojmë vetëm duke i përfshirë të rinjtë gjithnjë e më shumë në mënyrë thelbësore në vendimmarrje. Këtë punë po e bën shumë mirë LRI-ja dhe për realizimin e këtij projekti ju keni mbështetjen time më të plotë?.
Meta tha se me 6 nëntor synon një mandat të ri në krye të kësaj force politike për ta ngritur në një stad më cilësor e përfaqësues, ndërsa premtoi se pas zgjedhjeve të 2017-ës LRI do të ketë grupin e saj brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-durres-ja-pse-synoj-nje-mandat-te-ri-ne-krye-te-lsi/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS