Ora News - Zgjedhjet, Dritan Ylli: LSI forcë e parë nuk është thjesht ambicje

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk është më një slogan i dy kandidatëve për postin e kreut të LSI-së, por një realitet që baza tashmë e ka kuptuar.
Në studion e Ora News, kreu i LSI në njësinë 8, Dritan Ylli, tha se kjo ambicje e ka një bazë nisur nga zgjedhjet vendore të vitit 2015.
Ylli: Duke filluar nga Tirana ka një bazë reale. Në disa qendra votimi në Tiranë LSI ka dalë forcë e parë në disa prej tyre dhe ka dalë në shumë prej tyre forcë e dytë politike. Në njësinë 8 po ti referohemi, në 11 qendra votimi që përfaqësojnë një zonë të tërë, 40% të njësisë ka dalë forcë e parë politike dhe pse të mos tregohemi ambicioz që bëjmë edhe pjesën tjetër të njësisë për të dalë forcë e parë
Por pse janë të rëndësishme këto zgjedhje për LSI-në?
Ylli: Një parim që pastaj u implementua edhe nga forca të tjera politike në skenën politike në Shqipëri dhe herë pas herë duke i trajtuar si risi të tyre, por në fakt LSI e ka pasur që nga krijimi i saj dhe ka qenë e para parti politike që ka aplikuar këtë parim. Nuk ka ndodhur deri më tash që Live të shpalosen përpara Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, ka dallime në mes platformave. Një platformë është kritike ndaj qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-dritan-ylli-lsi-force-e-pare-nuk-eshte-thjesht-ambicje/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS