Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 40 banesa rrezikohen nga përroi që kalon pranë një lagjeje në bashkinë e Vaut të Dejës. Alarmi jepet nga përfaqësuesit vendor, që kërkojnë ndërhyrje emergjente për riparimin e argjinaturës. Kjo e fundit ka gërryer dhe një pjesë të rrugës.
Reshjet që kanë shoqëruar territorin e Qarkut të Shkodrës gjatë 48 orëve të fundit kanë krijuar probleme në territorin e Bashkisë Vau Dejës. Përroi Glina në lagjen Kapedan, si shkak i prurjeve të mëdha rrezikon mbi 40 familje në këtë zonë.
Nënkryetari i Bashkisë Vau Dejës Admir Hasamegaj apelon për një ndërhyrje emergjente për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të përroit.
Admir Hasamegaj: ?Është bërë dëmtimi i argjinaturës së këtij përroit këtu, i cili rrezikon përmbytjen e mbi 40 banesave këtu në këtë lagje. Ne kohët e fundit kemi bërë një ndërhyrje këtu ku kemi bërë thellimin e këtij shtrati dhe rreshjet e mëdha tregojnë që ajo nuk është e mjaftueshme.Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të bëjë një ndërhyrje emergjente këtu në këtë përrua, u nevojitet betonimi i këtyre dy argjinaturave për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gerryhet-argjinatura-perroi-rrezikon-40-familje-ne-vaun-e-dejes/