Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Baballarë dhe Vajza është një nismë e Ambasadës amerikane në Tiranë më mbështetje dhe në nxitje të suksesit të vajzave. Këtij qëllimi i shërbeu dhe aktiviteti i mbajtur në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ku baballarët mbollën pemë bashkë me vajzat e tyre, si një premtim simbolik se lidhja speciale do të vijojë. Ambasadori Donald Lu duke cituar fjalët e presidentit Amerikan, Barak Obama tha se mënyra si trajtohet gruaja është treguesi më i mirë që një vend do të ecë përpara.
Një pemë si simbolikë për dashurinë dhe lidhjen speciale. Baballarët treguan me këtë formë mbështetjen ndaj vajzave.
Përfaqësues të politikës, qeverisjes vendore, por edhe qytetarë të thjeshtë të shoqëruar me vajzat e tyre iu bashkuan aktivitetit të zhvilluar në ambientet e liqenit Artificial nën kujdesin e veçantë të ambasadorit Donald Lu.
Diplomati, vetë baba i një vajze, iu referua një fjalimi të presidentit Barak Obama, për të dhënë mesazhin se mënyra si një vend trajton gruan është treguesi më i mirë që ai do të ecë përpara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/baballaret-dhe-vajzat-mbjellin-peme-si-shenje-dashurie-e-mbeshtetje/