Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kombëtarja shqiptare rrezikon që ndaj Izraelit të luajë pa praninë e spektatorëve. Këtë fakt e konfirmon sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbollit, Ilir Shulku, i cili i kërkon tifozëve të ndalin hedhjen e flakadanëve në fushë, ç?ka është rreptësisht e ndaluar nga UEFA.
Përfaqësuesja shqiptare rrezikon që më 12 nëntor ndaj Izraelit të zhvillojë ndeshjen më të heshtur në historinë e saj. Kjo pasi UEFA ka shumë mundësi ta dënojë me një takim pa praninë e spektatirëve kombëtaren kuqezi. Kjo për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë në sfidën ndaj Spanjës. Këtë fakt e konfirmon edhe sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të futbollit, Ilir Shulku.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/shqiperia-rrezikon-denimin-shulku-uefa-mund-te-na-ndeshkoje-fushen/