Ora News – Akselerator te Onkologjiku, Beqaj: Pajisja në punë në pranverë

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga një grup deputetesh të Partisë Socialiste, vizitoi ambientet e Spitalit Onkologjik nga ku premtoi për pacientët shtimin e një akselaratori të dytë. Kjo pajisje, e cila do të jetë në punë pranverën e ardhshme, do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës së pritjes për të gjithë pacientët, të cilët kanë nevojë për trajtim me rreze.
Ilir Beqaj: Praktikisht, ne kemi venë një, po kudo mjekët kërkojnë që këto të jenë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë, që unë shpresoj që në pranverë ta vemë në punë, ne na shkon i gjithë investimi 8 milionë dollarë. Investimet e bëra në këtë shërbim pritet të shkojnë deri në 1.5 milionë euro vetëm për aparatura, ku LINAC-u i parë bashkë me skanerin, kanë qenë 2.2 milionë euro financim austriak; ndërkohë, që nëse i shtojmë dhe TVSH-në, si dhe rreth 2.1 milionë euro të bunkerit, si dhe koston e LINAC-ut tjetër, ku 800 mijë euro do të investohen nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike në Vienë dhe 700 mijë euro do të investohen nga buxheti i shtetit, dhe së bashku me TVSH-në, e gjithë kjo, shkon 8 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/akselerator-te-onkologjiku-beqaj-pajisja-ne-pune-ne-pranvere/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS