Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej dy ditësh rruga që e lidh zonën e malziut ku jetojnë rreth 300 familje, me qytetin e Kukësit është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve.
Banorët thonë se janë të detyruar që të ecin në një shteg të improvizuar për të mundësuar komunikimin me qytetin.
Banor: Janë hedhur inertet në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ndodhet në terren, ku po punon për vënien në funksion të një rruge alternative.
Simon Prendi, specialist në ARRSH: Provizore ne mendojmë që të bëjmë rrugë me një kalim 3 metër e gjysmë në mënyrë që të kalojnë mjetet e lehta së paku. Kjo do të bëhet së shpejti. Zgjidhja përfundimtare do të bëhet me një projekt të veçantë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-banoret-hapin-nje-shteg-ne-mal-pas-bllokimit-te-rruges/