Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksioni i IKMT në Vlorë, pas ndërhyrjes për shembjen e mureve rrethues dhe disa godinave njëkatëshe banimi apo biznese, ka vijuar objektet dykatëshe, pranë prefekturës, zonë e konsideruar si më problematike për çështjen e shpronësimeve. Aksioni në Vlorë është ndjekur nga afër dhe nga drejtuesja e IKMT Dallëndyshe Bici, e cila konfirmoi se ndërhyrja do vijojë sipas projektit për unazën e re të qytetit bregdetar.
Bici: Është prishur një numër i madh objektesh që ka kapur shifrën e 100 objekteve. Operacioni ka ecur mirë. Nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.
Dallëndyshe Bici ka konfirmuar se aksioni i IKMT në nëntor do të shtrihet edhe në Himarë.
Bici: Çdo projekt i qeverisë do të dali do të ekzekutohet menjëherë. Paralelisht, po punojmë edhe në bashkinë e Belshit. Krahas Vlorës, ne do të jemi edhe në Himarë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-dallendyshe-bici-do-te-shemben-100-objekte/