Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga viti elektoral kryeministri Edi Rama flet për një qeveri larg të qenit e përsosur por është një problem me të cilin shoqëria që është detyruar të bashkëjetojë pasi nuk ka një zgjidhje më të mirë.
Duke bërë një analizë të policisë së shtetit, në aktivitetin ?Policia e Gjeneratës së Re? , kreu i ekzekutivit shqiptar, tha forca më kritike e policisë së shtetit nuk është opozita, por vetë qeveria. Se opozita nuk është alternativa por një forcë energjie negative, dhe lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.
Edi Rama: Ne jemi larg së qeni një qeveri e përsosur dhe çdo ditë e më shumë i besoj të madhit Ronald Regan kur thotë se ?Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problemi? , por është një problem me të cilin shoqëria që është detyruar të bashkëjetojë pasi nuk ka një zgjidhje më të mirë.
Nëse ka një forcë kritike sot për çka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit, për fat të keq nuk është opozita por jemi ne vetë. Nëse do të bënim një debat normal për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne dhe jo opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë të metat dhe problemet e policisë së shtetit.
E them këtë sepse duhet të nënvizoj se ambicia jonë është shumë më e madhe dhe e fortë sesa ç?ka kemi mundur të bëjmë. Sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë energjie negative.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-lufta-me-policet-qe-shperdorojne-detyren-vazhdon/