Zbret “vija e kuqe” e listës në Universitete - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë te rinjtë qe nuk rezultuan fitues ne te dyja raundet ne Universitete, tashme mund te përfitojnë nga spostimi i listës. Kandidatet qe kalojnë sipër ?vijës se kuqe? kane dy dite afat për t?u regjistruar. Ashtu siç pritej, as raundi i dyte nuk i ka plotësuar kuotat e pranimeve ne Universitete. Ne mbyllje te kesaj faze, shkollat e larta deklaruan dhjetëra vende te lira, ndërsa nga kjo e hënë kane nisur shtesat. Kandidatet fitues nga ulja e vijës se kuqe i jane drejtuar qe herët ne mëngjes sekretarive te fakulteteve. Përmes programit te ngritur enkas per këtë proces nga Ministria e Arsimit kandidatet ndoqën per dite me radhe lëvizjen e listës, regjistrimet e konkurrenteve dhe shanset e tyre per t?u pranuar me shtesa. Ngjyra jeshile mbi kodin e tyre personal u tregoi degët ku jane fitues. Kandidatet qe shpallen fitues me spostimin e listës kane dy dite kohe për t?u regjistruar. Pas ketij afati e humbin këtë mundësi dhe vendet bosh qe plotësohen nga te rinj qe presin me poshtë ne liste. Universiteti i Tiranës ka vendosur qe shtesat t?i vazhdoje deri ne 27 tetor, duke mos djegur asnjë kuote. Ne 20 tetor ne shkollat e larta nis viti i ri akademik.

Share This Video


Download

  
Report form