“Ekonomia vijon ecurinë pozitive” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e pagave dhe pensioneve do të shtojë konsumin në ekonominë shqiptare. Në konferencën e përmuajshme, kreu i Bankës së Shqipërisë, tha se është njoftuar nga qeveria shqiptare për këtë nisëm, por ende nuk ka një draft final se sa do të jetë kjo rritje. Ai tha se edhe pse lajmi për rritjen e pagave dhe pensioneve është në thelb pozitiv, Banka Qendrore është e interesuar që kjo nisëm të mos jetë në kurriz të rritjes së borxhit, thellimit të defiçit dhe prishjes së balancave në buxhetin e shtetit.?Rritja e pagave dhe pensioneve është një e drejtë e qeverisë, ne jemi informuar për këtë nisëm. Nuk ka dyshim se do të ndikonte në rritjen e konsumit. Ne kemi theksuar gjithmonë që politika monetare stimuluese nuk ka qënë e mjaftueshme pa ndërmarrë reforma strukturore. Kjo nisëm do të rritë konsumin. Por ne po ashtu jemi të interesuar për balancat makroekonomike. Nuk kemi parë masën e rritjes që të shprehemi nëse ruhet deficiti në buxhet, si do të jetë ecuria e borxhit publik, raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve?.Banka Qendrore vlerëson se deri tani ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë një rritje progresive, por po ashtu kërkon edhe ndërmarrjen e reformave në sektorët ekonomikë.?Ekonomia është rritur në dy tremujoret e tjerë njësoj si tremujori i parë, ambienti i favorshëm financiar, investimet e huaja të larta dhe rritja e punësimit kanë rritur konsumin, kështu mendojmë se do të vijojë dhe në muajt e tjerë?.Guvernatori nuk përjashtoi mundësinë e uljes së mëtejshme të normës bazë të interesit për sa kohë që inflacioni vijon të jetë i ulët. Për gushtin inflacioni shkoi në nivelin 2%. Megjithatë këtë herë mbledhja e bordit drejtues vendosi të mos ndryshojë interesin për lekun, duke e lënë atë sërish në nivelin 1.25%.

Share This Video


Download

  
Report form