http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë 140 gryka minerash ende të mbyllura të cilat përbëjnë rrezik për jetën e banorëve përreth. Deri tani janë mbyllur 254 gryka, por që të gjitha këto miniera të mbyllen plotësisht kërkojnë një fond modest prej 800 mijë dollarësh. Situata më e rrezikshme është në minierën e Prrenjasit dhe atë të Bezhanit, ku zonat e banuara janë vetem 15 metra larg tyre. Gëzim Musabelli i bën thirrje edhe autoriteteve vendore që të mos rrinë indiferentë. Në këto miniera janë të punësuar vetëm roje, por ata nuk mund të bëjnë dot kontrollin e tyre. Përveç grykave te galerive\ të cilat me vite kanë dalë jashtë funksionit dhe nuk mund të hapen më, ky vit mbylli në shqipëri dhe gjithë minerat e bakrit për shkak të rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare. Në gjendje të vështirë financiare janë dhe minierat e kromit, për këtë ministria e energjisë i ka propozuar qeverisë që të bëhet ulja në përqindje e rentës minerare për vitin e ardhshëm.