“Çështja çame nuk ekziston, trajtimi jo serioz” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia akuzon Komisionin Europian se ka trajtuar një problematike si çështja çame, të cilën Greqia nuk e njeh. Ministri i jashtëm grek Kociaz i ka drejtuar një letër eurokomisionerit, Johanes Han ku e kritikon se ka folur për ?çështjen çame?, pa patur referenca te sakta dhe pa zhvilluar konsulta paraprake. Kocias nënvizon se kjo problematike nuk është as në axhendën e përbashkët diplomatike greko- shqiptare.?Përfitoj nga rasti për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur në këtë çështje. Për palën greke nuk ka ?heshtje çame?. Nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë një çështje e tillë në axhendën dypalëshe greko-shqiptare. I kujtojmë Komisionit se e ka trajtuar çështjen në mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze pa u referuar në kërkime dhe konsulta paraprake dhe se ka hyrë në një terren, i cili nuk i përket rolit të komisionit.?Numri një i diplomacisë greke shkruan në letrën e tij se pranimi dhe aprovimi i argumenteve me bazë nacionalizimin nga ana e Komisionit do të dëmtonin historinë europiane dhe do te ktheheshin ne nje precedent të rrezikshëm per unionin. Ai ka paralajmëruar dhe Tiranën zyrtare se një trajtim i kësaj çështje do të dëmtonte marrëdhënien dypalëshe, duke lëne te kuptohet se do te bllokonte procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.?Çdo referencë e ngjashme, mashtruese në raportin e progresit për Shqipërinë do të kishte pasoja shumë serioze në marrëdhëniet tona. Shqipëria duhet të mbetet e fokusuar te reformat evropiane. Zbatimi i plotë i pesë prioriteteve kyçe është thelbësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për transformimin e përgjithshëm institucional të vendit dhe besueshmërinë e procesit te nga unioni.?Qëndrimi i ashpër i ministrit të jashtëm grek, vjen në prag të takimit të tij me kryeparlamentarin shqiptar Ilir Meta, i cili sot ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form