http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja abuzive qe bene kompanitë lidhur me çmimin e siguracionit te automjeteve ka dhëne efekt tek inflacioni. Duke ju referuar te dhënave te INSTAT, inflacioni ne muajin shtator arriti ne 1.8% me nje rritje krahasuar me muajin gusht, prej 0.3%. Instituti i Statistikave argumenton se shkak për kete rritje krahasuar me nje muaj me pare janë bere tarifat e reja te sigurimit te automjeteve. Edhe pse kompanitë u ndëshkuan nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, per abuzivizem, efekti ne xhepat e qytetareve ka qene i pashmangshëm. Duke ju referuar me tej te dhënave, rritja e limimit te ushqimeve shënoi nje presion te forte rritës per inflacionin per shtatorin, pasi grupmallrat ushqim dhe pije alkoolike rezultojnë me ndikimin me te madh. Gjithashtu impakt ne normën e inflacionit ka dhëne edhe grupi i shërbimit arsimor. Kjo ka ardhur si pasoje se familjet shqiptare kane bere shpenzimet per fillimin e viti te ri shkollor, duke ndikuar ne rritjen e çmimeve per ketë grupmallrash. Edhe Banka e Shqipërisë ka konstatuara se inflacioni ka patur tendence rritëse, nje sinjal ky i cili tregon per nje aktivitet te shtuar ekonomik ne teresi. Ne fillim te vitit inflacioni shënoi vlerën me te ulet me 0.3 %, nje nivel ky, i cili tregon per nje stanjacion ekonomik.