Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka vlerësuar procesin e legalizimit në këto tre vite të qeverisjes së majtë. Nga Ishmi i Durrësit, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit, Meta tha se rezultatet në këtë aspekt janë të pakrahasueshme edhe me 8 vite të marra së bashku.
Meta: Dua të përshëndes Lame, Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe z. Gjuzi, Drejtorin e ALUIZNI-t Durrës për punën e madhe që është bërë, sepse vërtetë në pak kohë është bërë ajo që nuk është bërë në 8 vite. Aq më tepër që kemi të bëjmë me legalizimin e pronave tuaja në një vend që ka shumë vlerë dhe që do të ketë akoma më shumë vlerë pas një procesi të suksesshëm të urbanizmin për të cilin edhe vetë komuniteti duhet të ndërgjegjësohet edhe më shumë. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen të mos dëmtojmë vlerat dhe potencialet turistike dhe mjedisore të Ishmit. Sepse vërtetë është një bukuri përrallore për të përjetuar atë bukuri të jashtëzakonshme që ka riviera jonë në Jug duhet të shkosh 3-4 orë nga Tirana. Të njëjtën gjë mund ta përjetosh vetëm për 20 minuta nga Tirana po të vish në Ishëm.
Duke e vlerësuar zonën me një potencial të rëndësishëm në sektorin e turizmit, Meta apeloi banorët që të japin kontributin e tyre në ruajtjen e vlerave që mbart, ndërsa garantoi edhe mbështetjen e qeverisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperndahen-700-legalizime-meta-ishmi-potencial-zhvillimi/