“Aleancë e gjerë kundër Rames” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Strategjia e opozitës per zgjedhjet parlamentare duket se po përqendrohet tek krijimi i një koalicioni te gjere përtej dallimeve politike. Gjate nje takimi me strukturat e PD ne Paskuqan e Kamez, kryetari Basha ka theksuar se është i rendesishem bashkimi me çdo force politike qe është kundër krimit e drogës.?Në qoftë se Edi Rama ka paudhësi të bashkojë kriminelët më në zë rreth tavolinës së tij, atëherë si mund të kemi në skrupuj të bashkojmë në një aleancë sa më të madhe këdo që refuzon krimin, këdo që refuzon inkriminim, këdo që refuzon drogën, këdo që refuzon shit-blerjen e votës dhe asgjësimin e procesit politik, asgjësimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.?Përtej krijimi te nje koalicioni te gjere, kryetari i PD Basha ka theksuar edhe rëndësinë e bashkimit brenda vete Partisë Demokratike.?Bashkimi i të gjithë faktorëve të bazës pavarësisht diversitetit të mendimit që është pjesë, aset, pasuri e demokratëve. Por kushdo, kushdo në këtë familje politike që kërkon të japë kontributin e tij apo të saj në këtë përballje me këtë të keqe të madhe që ka kapur Paskuqanin dhe Shqipërinë prej fyti dhe që ka fytyrën, zërin, formën dhe bëmat e Edi Ramës nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në këtë bashkim?.Gjate takimeve me strukturat e partisë, lideri i opozitës Basha ka bere thirrje per rrëzimin e kësaj qeverie nëpërmjet votës se lire e te ndershme.

Share This Video


Download

  
Report form