Ora News – Treguesit fiskal, në 9 muaj gropa në buxhet 4.4 miliardë lekë

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht përmirësimit të planit të të ardhurave përsëri në 9 muaj buxhetit të shtetit i mungojnë 4.4 miliardë lekë. Tatimet dhe Doganat si dhe renta minerare vijojnë të mbeten problem për arkën e shtetit shqiptar.Treguesit fiskal për 9 mujorin tregojnë se vetëm nga ulja e rentës, buxheti i shtetit ka mbledhur 913 milion lekë më pak krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Buxheti i shtetit shqiptar ka arkëtuar 4.4 miliardë lekë më pak se plani për 9 muaj të 2016.
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskal ku konstatohet se të ardhurat totale janë 298.1 miliardë nga 302,5 miliardë lekë që ishte plani.
Tatimet dhe Doganat vijojnë të kenë mosrealizim edhe me rreth 2.1 mld lek.
Po ashtu 913 milion lekë më pak në 9 muaj janë vetëm si pasojë e rentës minerare, ndërsa një rënie të ndjeshme ka pësuar edhe akciza.
Ndërkohë rënia e akcizës nga karburantet për zërin ?Karburant import + prodhim vendi? ka sjellë për pasojë rënien e të ardhurave nga akciza për karburantet me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/treguesit-fiskal-ne-9-muaj-gropa-ne-buxhet-4-4-miliarde-leke/

Share This Video


Download

  
Report form