Kthesa e Xibrakës, pjesë e segmentit rrugor Elbasan-Librazhd, vijon të jetë burim aksidentesh. Një vit më parë, lumi Shkumbin arriti të gërryejë skarpatin e rrugës, duke dëmtuar ndjeshëm rreth 50 metra rrugë. Përveç disa bordurave mbrojtëse, asnjë masë tjetër nuk është marrë për të parandaluar aksidentet, pavarësisht se rruga ngushtohet ndjeshëm në atë segment.
Dhe jo më kot, sot në orët e para të mëngjesit një kamion cisternë i cili transportohet karburant, ka dalë nga rruga duke përfunduar gati në lumin Shkumbin. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht me disa dëmtime si pasojë e goditjes së marrë gjatë përplasjes.