Parlamenti ka në axhendë një projektligj ?Për mbrojtjen e bimëve?, por nga Bujqësia debati u zhvendos tek Partizanët e Ballistët.
Ka qenë kreu i grupit të PD që kritikoi kryeministrin Edi Rama mbi deklaratat që bëri në Shishtavec të Kukësit se ?nuk bëhej dot me Kukësin sepse ishte me Partizanin?.
Por nga kjo shprehi për ekipet e futbollit, Rama i ka replikuar duke hedhur akuza tek ata që mbrojnë Ballistët. Pa e përmendur Presidentin që firmosi dekoratat, Rama akuzoi opozitën si pasardhës të denjë të Ballistëve që bashkëpunuan me pushtuesin në vitet 1944.