Report TV - Fier, Meta në fermën blegtorale:Rritje prodhimit vendas, ulim importet

Report TV 2016-10-31

Views 2

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi një fermë blegtorale Libofshë të Fierit.

Kryetari i Kuvendit u njoh me teknologjinë moderne të kësaj ferme, që aktualisht ka rreth 300 lopë dhe me një kapacitet prodhues prej rreth 2800 litra qumësht në ditë. Kjo fermë model është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Meta tha se aplikimi i teknologjisë së fundit në ferma është një rrugë mjaft e suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form