Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sërish në Italinë Qendrore.
Zyrtarisht, tërmeti i rënë është me një fuqi prej 6.5 ballësh, ndërsa fillimisht u njoftua prej 6.1 ballësh.
Tërmeti ka rënë në orën 07:41, dhe ka pasur epiqendër zonën pranë Norcias midis Macerata, Perugia dhe Ascoli Piceno, me thellësi 10 km.
Mediat italiane raportojnë për shembje ndërtesash.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Romë, Perugia, Firenze, dhe në shumë zona të tjera. Në zonën e ?Arquanta del Tronto? dyshohet për viktima.
Paraprakisht raportohet për shembjen e një kishe në Tolentino. Të paktën dy persona janë nxjerrë nga banesat e shembura. Në Norcia është shembur një katedrale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/termeti-i-forte-ne-italine-qendrore/