Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetë drejtues mjetesh, mes tyre dy femra janë arrestuar gjatë mbrëmjes së të shtunës duke u gdhire e diela nga policia rrugore, në kuadër të planit të masave për shmangien e aksidenteve në rrugë.
Ora News ndoqi nga afër operacionin në kryeqytet, i cili nisi në mesnatë dhe përfundoi në orët e para të ditës.
Në monitorim u morën zonat kryesore të kryeqytet si liqeni , zona e ish bllokut, pazari I ri si dhe autostrada Tiranë-Durrës, ku janë të përqendruar edhe klubet e natës. Efekte Nga kontrolli rezultuan se 6 nga të arrestuarit ishin drejtues mjetesh të cilët u gjeten ne gjendje te dehur.
Ndërsa dy të tjerë drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Operacioni është shtrinë në të gjithë vendin, ku mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë hequr 66 leje drejtimi, nga te cilat 20 për drejtim te mjetit nën efektin e alkoolit, 40 për shpejtësi tej normave të lejuara, 6 për semaforë e shkelje të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacioni-i-rrugoreve-arrestohen-dy-femra/