“Fshihen 33 mijë gjobat e biznesit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha gjobat e vëna ndaj bizneseve në fund të muajit qershor nga sistemi E-sig do të fshihen. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i ministrisë së Financave Arben Ahmetaj, thotë se nuk do të ketë asnjë falje tjetër, përveç mosdorëzimit në afat të deklarimeve të të vetëpunësuarve. Rasti i 33 mijë gjobave të vëna sipërmarrjes, nuk ishte për faj të sistemit, por sepse bizneset nuk njihnin sistemin e ri. Ahmetaj sqaron se është rënë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe për nismën e faljes së detyrimeve. Deri në fund të vitit 2010-të borxhet që ka biznesi në tatime dhe dogana do të fshihen, ndërsa pas këtij viti nuk do të ketë falje, por vetëm një skemë lehtësuese ku nëse paguan të gjithë shumën të zbriten gjobat dhe interesat. Sa i përket përmirësimit të 32 vendeve të Shqipërisë në raportin ?Doing Business?, Ahmetaj thotë se pavarësisht kësaj, qeveria qëllim në vetvete ka reformat dhe jo përmirësimin e pikëve në raporte. Ngjitjen në vendin e 58 ai e sheh si një reflektim të reformave të marra deri tani.Ditën e premte Ministria e Financave do të shpallë një konferencë për shtyp me Fondin Monetar Ndërkombëtar, prioritet për buxhetin e vitit 2017-të dhe fondin që do të vihet në dispozicion për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Share This Video


Download

  
Report form