http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Mati kryedemokrati ka përsëritur dy kushtet e opozitës. Lulzim Basha beri te qarte se nuk do te lejohet grabitja e votave te qytetareve.?Dy janë kushtet të patjetërsueshme: zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.?Gjate takimit me banoret Basha u njoh me shqetësimin e kultivimit te drogës. Sipas kreut të demokratëve mbulimi i vendit me kanabis është projekt i kryeministrit Rama për të blerë pushtetin.?I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtore krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga. Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t?i mbante, nuk kishte ndërmend t?i mbante.?Lideri i opozitës u shpreh se qeveria nuk ka bere asnjë investim, pasi sipas tij qëllimi i kryeministrit Rama është që buxhetin ta mbaje për vete dhe për një grusht miqsh.