Dështon gjyqi ndaj Armando Prengës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi gjyqësor ndaj Armando Prenges në Gjykatën e Lartë vijon te shtyhet prej tre muajsh. Akuza kishte thirrur këtë të hënë për të dhënë dëshminë e tyre 2 pjesëtarë të familjes Cali, përkatësisht Gjon e Gjin Cali si, edhe 4 efektive të komisariatit të policisë së Kurbinit. Kjo është hera e katërt që dëshmitarët mungojnë në sallën e gjyqit, duke u bërë pengesë. Gjykata vendosi që në seancën e radhës ata të merren forcërisht nga policia. Avokati i deputetit të përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, theksoi se procesi ka hyrë në një ngërç dhe i dëmtuar në këtë rast është vetëm Armando Prenga. Prenga, akuzohet nga Prokuroria për plagosje të rëndë me dashje te pjesëtarëve te familjes Cali, mbrëmjen e 4 shtatorit 2015 para komisariatit te policisë së Kurbinit. Nga hetimet ka rezultuar se shkak për konfliktin ndërmjet palëve ishte çështja e shfrytëzimit të Luginës së Patokut.

Share This Video


Download

  
Report form