Ora News – Banorët e Himarës kundër projektit: S’lejojmë prishjen e banesave

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Himarës kanë protestuar sërish sot para Bashkisë së qytetit kundër projektit urbanistik të zonës historike të Spilesë.
Gazetarja jonë Jerola Ziaj informon se ?IKMT ka njoftuar që prej datës 27 banorët dhe sot është dita e fundit e afatit që IKMT u ka lënë banorëve për të boshatisur banesat e tyre dhe për të filluar prishjen e objekteve në qendrën e Himarës.
Banorët presin që protestës së tyre t?u bashkohet dhe një pjesë e banorëve të Dukatit të Vlorës.
?Larg duart nga Himara dhe larg duart nga bregdeti!? është thirrja kryesore që i adresohet Kryeministrit Edi Rama.
Ata thonë se u kanë shkruar Ambasadave, posaçërisht asaj greke sepse shumica e këtyre banorëve pretendojnë se janë minoritarë?.
Kryetari i Omonias në Himarë i është drejtuar kryebashkiakut Goro në gjuhën greke, duke i thënë: ?Z. Goro jeni krenar që keni ndjekur nga Himara 4 familje deri tani ? Sa te tjera doni të ndiqni? Këtë quani ju rilindje??
Ai u ka bërë thirrje himariotëve të jenë të bashkuar sepse vetëm kështu nuk do të mund askush që t?u marrë tokat e stërgjyshërve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-himares-kunder-projektit-te-spilese-slejojme-prishjen-e-banesave/

Share This Video


Download

  
Report form