Ora News – Basha: Modeli i Ramës është krimi, oferta për fermerët kanabisi

Ora News Lajme 2016-11-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Opozoitës Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me strukturat e degës 11 në kryeqytet, tha se hashashi është kultura e vetme bujqësore që kryeministri Edi Rama u ofron shqiptarëve dhe vendet e punës që kjo qeveria ka hapur në 3 vite janë ato në parcelat e drogës. Basha tha se modeli që kryeministri i ofron shqiptarëve është ai i trafikantëve si Elvis Roshi, Armando Prenga dhe Artur Bushi.
Basha: ?Gënjen fermerët e shkretë të cilëve u premtoi rritje të subvencioneve dhe iu mori dhe subvencionet që kishin, për t?ua dhënë 11 miqve të tij, 220 milionë dollarë . Flet me fermerët që s?kanë prodhim bujqësor dhe u thotë: ?Si jeni me kanabisin??. Kur e di fare mirë që kanabisi mbillet në Shqipëri vetëm me lejen e Edi Ramës dhe vetëm me të licencuarit e Edi Ramës, se kushdo tjetër që del jashtë kooperativës së kanabisit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, goditet. Flet me mësuesit, ky që si model u solli shqiptarëve krimin, kriminelët, Elvis Roshin, Artur Bushin dhe Armando Prengën me kompani. E sheh veten e vet, në rastin më të mirë, si një drejtor burgu dhe shqiptarët si të burgosurit e tij që mund t?i keqtrajtojë njësoj si në kohë të diktaturës.?
KryeministriEdi Rama ka braktisur çdo premtim dhe nuk ka asnjë bilanc në fund të mandatit të tij, tha Basha.
Kryedemokrati Basha thksoi se shqiptarët kërkojnë rrugwzgjidhje, dhe Partia Demokratike po i prin një alence të madhe vlerash për t?ia kundërvënë aleancës së drogës të krimit dhe të korrupsionit, sic e cilëson ai mazhorancën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-modeli-i-rames-eshte-krimi-oferta-per-fermeret-kanabisi/

Share This Video


Download

  
Report form