Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga të rinjtë që të kontribuojnë për policinë, duke u bërë pjesë e saj por vullnetarisht. Gjatë konferencës për Akademinë e Sigurisë, ministri i Brendshëm tha se të gjithë duhet ta shohin veten ne anën e mbështetësve te uniformave blu me qellim rritjen e sigurisë.
Sajmir Tahiri: Unë besoj që ne duhet të rikrijojmë traditën e vullnetarizmit në siguri. Ndaj është kjo arsyeja pse në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Policinë e Shtetit, sot një grup specifik po merret për t?i hapur rrugë angazhimit vullnetar në Policinë e Shtetit nga të rinjtë dhe të rejat në Republikën e Shqipërisë.Pra do të thotë që nesër, pasi kjo mundësi të jetë aty, dhe besoj do jetë shumë shpejt, të rinj dhe të reja mund të vijnë dhe të angazhohen vullnetarisht në Policinë e Shtetit. Pasi të kenë kaluar një formim të caktuar në Akademinë e Sigurisë, mund të angazhohen vullnetarisht në Policinë e Shtetit.Dhe besoj ka plot të rinj dhe të reja që do pranonin të angazhoheshin vullnetarisht në Polici për të shërbyer në lagjen e tyre, për të shërbyer bashkë me Policinë Rrugore në kryqëzimet e qytetit, për të shërbyer si Patrullë e Përgjithshme, veçanërisht para shkollave dhe objekteve me rëndësi të veçantë.
Ministri solli shembuj nga BE, duke deklaruar se profesionistë të fushave të ndryshme pas orarit zyrtar të punës, shpenzojnë dy orë duke kontribuar vullnetarisht në polici.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-te-rinjte-ta-shohin-policine-si-mjedis-per-te-kontribuar-vullnetarisht/