TIRANE - Koli Bele dhe Denar Biba do të garojnë për postin e kryetarit te KQZ-së. Ashtu siç pritej, demokratët nuk e mbështetën ish-kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi e zgjedhur në këtë post 4 vjet më parë me votat e Partisë Demokratike.
Komisioni i Ligjeve i mbledhur të mërkurën, pa praninë e opozitës, përzgjodhi 4 nga 5 kandidaturat e paraqitura për postin e kryetarit të ri të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve. Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova dhe Lefterije Luzi ishin 4 konkurrentët e përzgjedhur nga komisioni.