Ora News – Gjykata Kushtetuese la në fuqi paketën fiskale të bashkisë Tiranë

Ora News Lajme 2016-11-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi kërkesat e Shoqatave të Biznesit, duke lënë në fuqi taksat vendore të Bashkisë së Tiranës, për ndarjen në zona të hapësirë publike, taksat që variojnë nga 400 lekë/m2 deri në 1500 lekë për m2, dhe taksën e infrastrukturës me 8%, përllogaritur si % e vlerës së investimit dhe hapësirave që zë aktiviteti.
Këto taksa janë vendosur në dhjetor të 2015 me vendim të Këshillit Bashkiak, ndërsa janë kundërshtuar fuqimisht edhe përmes protestave nga shoqatat e biznesit.
Për bashkinë, taksa e infrastrukturës ka për qëllim uljen e ritmit të ndërtimeve në Tiranë dhe rritjen e përgjegjësisë për firmat ndërtuese të cilat pasi siguronin lejen e bashkisë dhe zhvillonin aktivitetin e tyre duke lidhur kontrata me blerësit, shpallnin falimentimin duke dëmtuar qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-kushtetuese-la-ne-fuqi-paketen-fiskale-te-bashkise-tirane/

Share This Video


Download

  
Report form