Faza e grupeve të Champions League - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe 5 skuadra te tjera kërkojnë sonte ne mbrëmje kualifikimin per ne turin tjetër dy jave nga përfundimi i fazës ne grupe te UEFA Champions League. Ne grupin H, Juventus kërkon te mbyll çështjen e kualifikimit teksa kërkon nje tjeter fitore ne shtëpi kundër Lion. Ndeshje e lehte ne letër edhe per andaluzet e Seviljes qe ne Ramon Sanchez Pizjuan sfidojnë kroatet e dinamos se Zagrebit. Kampionet ne fuqi te Realit kërkojnë tre piket ne luftën per kryesimin e grupit F përballe nje kundërshtari qe akoma nuk ka grumbulluar nje pike te vetme, Legia e Varshaves. Me e ndërlikuar duket situata e Borusia Dortmund qe ndoshta do te djersise me shume kundër Sportingut te Lisbonës qe kete sfide e ka betejën e fundit per te ardhmen ne UEFA Champions League. Ne grupin G kryesuesit e Leicester kërkojnë te mbajnë rekordin e fitoreve, edhe pse fusha është mjaft e vështire ajo e Kopenhagen. Nga kjo perballje shpresojnë te përfitoje Porto qe ne Do Dragao pret Bryzh. Grupi me i vështire per mbrëmjen e sotme paraqitet ai E. Ne Uajt Hart Lein Totenhem, Hotspur i vendit te dyte sfidon gjermanet e Bayer Leverkusen me nje pike me pak. Per londinezet te cilët e kane filluar ne mënyrën me te mire sezonin si ne Champions, ashtu dhe ne premier do te mungojnë sulmuesi Hari Kein dhe mbrojtësi Tobi Aldervireld, ndërsa ne dyshim është argjentinasi Erik Lamela. Gjithsesi per teknikun e talentuar Pocetino mungesat nuk priten te ndikojnë ne kete ndeshje ku skuadrës se tij i nevojiten tre piket. Kete takim te apasionuarit e futbollit evropian do ta ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus, ndërkohe qe ne platformën Tring do te përcillen takimet me te rëndësishme te mbrëmjes.

Share This Video


Download

  
Report form