Ora News - Magazina e drogës, zbardhen emrat e 22 të arrestuarve, në kërkim pronari

Ora News Lajme 2016-11-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas zbulimit të magazinës në Rrëshen ku u sekuestrua një sasi të konsiderueshmë lënde narkoitike, policia ka proceduar deri tani 31 persona mes të cileve 9 gra të cilat do të ndiqen ne gjendje të lire. Të gjithe të arrestuarit janë punëtorë që merreshin me përpunimin e lëndës narkotike, ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i magazinës i cili dyshohet të jetë larguar jashtë vendit.
Ka shkuar ne 31 numri i personave te proceduar deri tani si të përfshirë në kultivimin dhe tregëtimin e sasisë së lëndës narkotike të gjetur në magazinën e zbuluar së fundi në Rreshen, ndërkohe që është shpallur në kërkim pronari i saj Kastriot Reçi
Policia ka publikuar videon brenda ambientetit ku shihej qartë se ata janë të përshtatura më së miri për të kryer procesin e tharjes së bimës narkotike, e cila më pas bëhej gati për trafikim .
Deri tani mesohet se janë arrestuar 22 persona, të cilët në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar. Ndërsa për 9 gra edhe këto punetore ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë.
Magazina ishte kthyer në një godinë të mirëfilltë të përpunimit të kanabisit i cili thahej si duhan. Ajo ndodhet fare pranë rrugës kryesore dhe ishte ndërtuar pak kohë më parë brenda rrethimit të ish -pularisë se qytetit të Rrëshenit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/magazina-e-droges-zbardhen-emrat-e-22-te-arrestuarve-ne-kerkim-pronari/

Share This Video


Download

  
Report form